Këngëtarja Adelina Tahiri gjithmonë tregon luksin në të cilin jeton. Para se të martohej me avokatin milioner, ajo e tregonte luksin me veshje të shtrenjta e udhëtime.
Ndërsa pas martese, duket se Adelina është kthyer në një nuse që merret me shtëpinë. Ajo ka prezantuar me anë të një fotoje në Instagramin e saj, shtëpinë e saj të re.
Duket se ajo është shumë e madhe dhe ambienti duket luksoz. E si mund të ishte ndryshe streha e dashurisë së Adelinës me milionerin maqedonas Serjoza Markov.
Ende nuk dihet se në cilin shtet e kanë blerë shtëpinë, por ajo që ka rëndësi është se martesa e Adelinës me 50-vjeçarin është në fillimet e para të lumtura.