“SUKSESE TË GJITHË FËMIJËVE”/ Eneda Tarifa largohet nga “The Voice” dhe tregon arsyen pse heqi dorë (FOTO) – AlpeGossip
“SUKSESE TË GJITHË FËMIJËVE”/ Eneda Tarifa largohet nga  “The Voice” dhe tregon arsyen pse heqi dorë (FOTO)

“SUKSESE TË GJITHË FËMIJËVE”/ Eneda Tarifa largohet nga “The Voice” dhe tregon arsyen pse heqi dorë (FOTO)

Edicionin e kaluar të “The Voice Kids” Eneda Tarifës iu besua karrigia e një prej trajnerëve të këtij konkursi kaq shumë të dashur për publikun shqiptar.

Por duket se këngëtarja nuk do të jetë më pjesë e “The Voice Kids” në edicionin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram në të cilin shkruan:

Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3. I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri Alkesandër Gjoka, Miriam Cani, Renis Gjoka dhe vecanërisht Ledion Liço për këtë bashkëpunim mbresëlënës. Suksese të gjithë fëmijëve Le të fitojë më i mir”