BESOJENI OSE JO/ Çanta e Kim Kardashian për vizitën në Shtëpinë e Bardhë kushton më shumë se një shtëpi në Tiranë (FOTO) – AlpeGossip
BESOJENI OSE JO/ Çanta e Kim Kardashian për vizitën në Shtëpinë e Bardhë kushton më shumë se një shtëpi në Tiranë (FOTO)

BESOJENI OSE JO/ Çanta e Kim Kardashian për vizitën në Shtëpinë e Bardhë kushton më shumë se një shtëpi në Tiranë (FOTO)

Kim Kardashian dhe gjithë familja e saj njihen për jetën luksoze dhe këtë gjë nuk ngurrojnë ta shfaqin në çdo moment. Së fundi Kim ka qenë e ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë me paraqitjen e saj. Ajo foli përpara një kasti politikanësh për drejtësinë penale dhe kishte zgjedhur që të vishej me një kostum të zi serioz. Por ajo çfarë i çuditi të gjithë ishte shifra që Kim kishte shpenzuar për gjithë ‘look-un’ e saj. “Page Six” ka mësuar se ajo ka shpenzuar përreth 72 mijë dollarë për veshjen dhe çantën e saj.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” kishte zgjedhur një xhaketë dhe një palë pantallona nga “Vetements” që kushtonin të dyja bashkë 2.135 dollarë. Ndërsa si aksesorë Kim mbante një çantë “Hermes”, e cila kushton rreth 70 mijë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që ajo zgjedh veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, por këtë herë Kim i kaloi pritshmëritë e të gjithëve. Kujtojmë se së fundmi ajo ka zbuluar se ka nisur një shkollë për drejtësi, ndaj ishte e ftuar speciale në këtë konferencë nga Shtëpia e Bardhë.

kim-1.jpg