Çmendet Olsi i Big Brother sfidon të ftohtin dhe del lakuriq në mes të borës (FOTO) – AlpeGossip
Çmendet Olsi i Big Brother sfidon të ftohtin dhe del lakuriq në mes të borës (FOTO)

Çmendet Olsi i Big Brother sfidon të ftohtin dhe del lakuriq në mes të borës (FOTO)

Një nga ish-banorët e “Big Brother” që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes e të komentohet shumë, edhe pas mbarimit të reality show-t është Olsi.

Ish-banori sot i ka habitur të gjithë duke postuar disa foto i zhveshur në bahçen e shtëpisë teksa po binte borë.

“E bardhë a jeshile, kam vënë syze me shiju borën”, shkruan Olsi në fotot që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.

Dhjetra komente ka marrë ish-banori nga ndjekësit shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar.

Kujtojmë që së shpejti Olsin do e shohim në rolin e aktorit në filmin me titull “Dashuria s’mjafton”.