HIDHËROHEN FANSAT/ Qëllohet për vdekje teksa hipte në motor reperi i famshëm homoseksual – AlpeGossip
HIDHËROHEN FANSAT/ Qëllohet për vdekje teksa hipte në motor reperi i famshëm homoseksual

HIDHËROHEN FANSAT/ Qëllohet për vdekje teksa hipte në motor reperi i famshëm homoseksual

Reperi latin Kevin Fret ka ndërruar jetë pak orë më parë.

Reperi i cili e quante veten artisti i parë gay në muzikën latine të stilit ‘rap’ u qëllua me armë zjarri në San Juan, Puerto Rico të enjten në mëngjes.

Ai ishte 24 vjeç dhe  ishte duke  hipur në motor rreth orës 5:30 të mëngjesit kur u sulmua. Më vonë vdiq në Qendrën Mjekësore të Río Piedras, njoftoi “El Nuevo Dia”.

 

Vdekja e tij ka lënë të hidhëruar shumë fansa të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjete sociale për humbjen e tij.

Ndërkohë vdekja dhe shkaqet e sulmit ndaj tij janë nën hetim nga policia vendase.