“SHUMË E ULËT DHE BUDALLAQE”/ Lori habit me përgjigjen që i kthen fansit (FOTO) – AlpeGossip
“SHUMË E ULËT DHE BUDALLAQE”/ Lori habit me përgjigjen që i kthen fansit (FOTO)

“SHUMË E ULËT DHE BUDALLAQE”/ Lori habit me përgjigjen që i kthen fansit (FOTO)

Lori Hoxha njihet si një nga femrat shqiptare më me stil në të veshur, gjë që e ka bërë të jetë shumë e ndjekur në Instagram. Lori është shumë aktive në këtë rrjet social duke postuar shpesh foto të veshjeve unike apo momenteve të veçanta nga jeta. Nuk mungojnë as fotot e pjatave me ushqime, siç shumica e përdoruesve të Instagramit veprojnë.

Mirëpo ditën e sotme pas publikimit të disa pjatave të shijshme në Instastory, Lori është kritikuar nga një fans i cili e quan gjë ‘të ulët dhe budallaqe’.

“Të lutem mos. Nuk e di por mendoj të postosh ushqim është diçka shumë e ulët dhe budallaqe (dhe shumë e mërzitshme). Në vend të tij mund të postosh disa veshje të bukura”, i shkruan fansi.

Ndërsa Lori ka habitur me përgjigjen e saj të ëmbël dhe madje pyet fansat si të veprojë. “Mua personalisht më pëlqen të di ku hanë njerëzit dhe çfarë është e mirë në një qytet të caktuar por nuk e di. Çfarë mendoni ju?”, shkruan Lori.