DUKE FILLUAR NGA PROPOZIMI ROMANTIK/ Dj Sardi flet për herë të parë për të dashurën (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DUKE FILLUAR NGA PROPOZIMI ROMANTIK/ Dj Sardi flet për herë të parë për të dashurën (FOTO+VIDEO)

DUKE FILLUAR NGA PROPOZIMI ROMANTIK/ Dj Sardi flet për herë të parë për të dashurën (FOTO+VIDEO)

Dj Sardi ka preferuar gjithmonë që jetën private ta ruajë sa më larg syrit të publikut. Megjithatë disa muaj më parë u zbulua lidhja e tij e re, me një vajzë që nuk është personazh publik.

Para disa ditësh Sardi publikoi foton e parë me të dashurën, duke mos e zbuluar portretin e saj. Dyshja ishin ulur në breg të detit duke shijuar rrezet e diellit dhe sigurisht-praninë e njëri-tjetrit.

Së fundmi, i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora, Sardi ka folur për herë të parë për lidhjen me vajzën misterioze dhe ka treguar se gjërat mes tyre janë serioze. Ndonëse nuk e ka pranuar troç, ai ka lënë të kuptohet se i ka bërë të dashurës një propozim romantik.

“Lidhja është serioze. Sigurisht që jam tip romantik. Propozimet edhe mund t’i kem bërë por s’i ka marrë vesh njeri. Ato janë të jetës sime personale. Jo nuk e kam bërë”, është shprehur Sardi.