TOLGAHANI FLET SHQIP/ Aktori uron Fitër Bajramin në gjuhën tonë (FOTO) – AlpeGossip
TOLGAHANI FLET SHQIP/ Aktori uron Fitër Bajramin në gjuhën tonë (FOTO)

TOLGAHANI FLET SHQIP/ Aktori uron Fitër Bajramin në gjuhën tonë (FOTO)

Moderatorja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori simpatik turk Tolgahan Sayisman, janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun. Tolga e ka mësuar mjaft mirë shqipen dhe herë-herë deklaratat apo urimet e tij janë pikërisht në gjuhën tonë.

Ditën e sotme besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin dhe nuk kanë munguar urimet e përzemërta. Aktori ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto krah partneres duke i uruar të gjithë për Bajram.

Tolga e ka shkruar urimin e tij në dy gjuhë: turqisht dhe shqip. “Gëzuar Bajramintë gjithëve” ka shkruar aktori. Ai ndihet shumë i familjarizuar me vendin tonë dhe këtë e ka treguar në shumë intervista.