ADELINA ISMAJLI E VESHI SHUMË VITE MË PARË/ Scarlett Johansson e veshi në 'Oscar 2020' - AlpeGossip
ADELINA ISMAJLI E VESHI SHUMË VITE MË PARË/ Scarlett Johansson e veshi në ‘Oscar 2020’

ADELINA ISMAJLI E VESHI SHUMË VITE MË PARË/ Scarlett Johansson e veshi në ‘Oscar 2020’

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars, një ceremoni që merr vëmendjen e të gjithëve e komentohet shumë, jo vetëm për çmimet që ndahen, por edhe veshjet e yjeve që parakalojnë në tapetin e kuq.

Ndër yjet e Hollivudit që morën pjesë mbrëmë në Oscars ishte edhe aktorja e njohur, Scarlett Johansson. Ajo kishte zgjedhur të vishej me një fustan të gjatë me ngjyrë argjendi.

Mirëpo një fustan pothuajse të ngjashëm e ka veshur edhe Adelina Ismajli para 16 vitesh. Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto ku tregon ngjashmërinë mes dy fustaneve dhe shkruan: “Trendet vijnë e ikin, stili mbetet”.