Nëse po prisni me padurim ti thoni lamtumirë 2018-ës nuk jeni të vetmit. Viti I ri është shumë afër dhe trended e ngjyrave të flokëve do të marrin përmasa të mëdha. Të gjitha trended e 2018-ës si fijet ngjyrë rozë në gold, të kuqet dhe platin do të zëvendësohen me ngjyra të reja.
Ngjyrë çokollatë dhe bakër
Ngjyra klasike çokollatë në 2019-ën do të pasurohet me fije në ngjyrë bakri.
Rozë pastel
Kjo nuk është një ngjyrë që mund ta shkohësh kudo përveç pasarelës por ngjyrat pastel të shfaqura në koleksionin e Mark Jakobs në 2019-ën do të jenë një prej trendeve të këtij viti. Përveç kësaj mund të konsideroni edhe rozë në gold.
Ngjyrë e verdhë mjalti
Kjo ngjyrë është një miksim I bjondes gold dhe bakrit që ka dhe një shkëlqim në të kuqe.
Gështenjë dhe gold
Ngjyra klasike gështenjënë 2019-ën do të ketë edhe disa fije goldpër t’I dhënë një tjeëtr dimension brunes ikonike ashtu si ka bërë Miranda Kerr. Gjëja më e mirë është se kjo ngjyrë është e lehtë për t’u mbajtur.
E zezë
Kjo ngjyrë nuk është si e zeza e zakonshme pasi vjen më shkëlqyese dhe më mirë.
Gri hiri
Nëse nuk dëshironi që të keni flokë tërësisht të errët atëherë ngjyra gri hiri është e duhura për ju. E errët do të jeët vetëm rrënja e flokëve ndërsa pjesa tjetër do të jetë më e hapur.
Bjonde e çelët
Nëse I keni provuar flokët platin dhe nuk është se ju shkojnë shumë atëheër provoni bjonden e bardhë të frymëzuar nga fëmijët e vegjël.