“ISHTE MË I VENDOSUR…”/ Miriam Cani tregon puthjen e parë me Alban Skënderaj: Është dhe një baba i jashtëzakonshëm – AlpeGossip
“ISHTE MË I VENDOSUR…”/ Miriam Cani tregon puthjen e parë me Alban Skënderaj: Është dhe një baba i jashtëzakonshëm

“ISHTE MË I VENDOSUR…”/ Miriam Cani tregon puthjen e parë me Alban Skënderaj: Është dhe një baba i jashtëzakonshëm

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell”.

Ajo s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me marrëdhënien e saj 13-vjeçare me këngëtarin Alban Skënderaj, ku rrëfeu edhe disa të pathëna nga jeta e tyre personale.

Edi Manushi e pyeti këngëtaren gjatë intervistës për puthjen e parë me Albanin dhe e vënë në siklet, Miriam tregoi se puthja kishte ndodhur kur Albani e ftoi për një darkë pas disa kohëve që njihnin njëri-tjetrin.

“Puthja e parë ka qenë në fillimet tona, kur më ftoi Albani për një darkë, kishim disa kohë që njiheshim. Aty domethënë ndodhi… se tani…. Normalisht ishte Albani më i guximshëm që mori hapin, ishte më i vendosur”- u shpreh këngëtarja.

Miriami tregoi se si është partneri i saj si baba. Ajo tha se Albani është shumë i kujdesshëm dhe deri më tani e ka menaxhuar në mënyrë perfekte karrierën dhe familjen.

Këngëtarja u shpreh se pavarësisht se ambienti në shtëpinë e tyre është bërë më i zhurmshëm për shkak të dy fëmijëve, Albani ja ka arritur të krijojë edhe në këto kushte muzikë të mirë. Miriami tha se fëmijët duhet të ndihen me shumë fat që kanë një baba si Albani.

“Albani është realisht shumë i përfshirë, është baba i jashtëzakonshëm, duke menduar profesionin që ka. Albani është një artist i jashtëzakonshëm dhe prapë i dedikohet shumë familjes. Mundohet të gjejë atë hapsirën e vetë që e ruan në mënyrë fanatike, pjesën artistike për të krijuar, sepse normalisht artisti duhet të ketë ambientin e duhur për të krijuar, duhet të frymëzohet për të krijuar vepra që të kenë peshë. Dhe normalisht kur bëhesh me fëmijë gjithçka bëhet më e zhurmshme dhe të merr shumë kohë, por prapë ja del në mënyrën më perfekte. Edhe pse nuk ja them vetë këtë gjë, po ja them këtu para të gjithëve që është një baba i jashtëzakonshëm dhe një partner që i jam shumë mirënjohës që e kam në jetën time se e menaxhon në mënyrë perfekte karrierën dhe familjen. Fëmijët janë realisht me fat që e kanë”, tha Cani.