Puthjet pasionante të të famshëmve shqiptarë në mes të "sheshit" (FOTO) - AlpeGossip
Puthjet pasionante të të famshëmve shqiptarë në mes të “sheshit” (FOTO)

Puthjet pasionante të të famshëmve shqiptarë në mes të “sheshit” (FOTO)

Të puthësh partnerin në buzë është një ndër deklaratat më të mëdha të dashurisë. Nuk ka nevojë për shumë fjalë që të emocionojnë dhe shpeshherë edhe të ngatërrojnë, mjafton një puthje dhe i ke thënë të gjitha. Po kush janë ata të famshëm shqiptarë që kanë guxuar të ndajnë një moment të tyren intim me publikun e gjerë?

1.Këngarja Ledina Çelo dhe bashkëshorti i saj kanë festuar sot 10 vjetorin e lidhjes së tyre.

“10 vite bashkë, gjithmonë bashkë”, ka shkruar këngëtarja e njohur në një postim në “Instagram” ku shfaqet duke përqafuar dhe puthur bashkëshortin e saj.

Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe aktualisht kanë zgjedhur të jetojnë në Gjermani.

 

2.Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku zyrtarizuan lidhjen e tyre me martesë në 1 shtator 2017. Ata janë një ndër çiftet që e shprehin në çdo moment dashurinë e tyre të madhe.

3.Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, na befasuan të gjithëve kur në 12 dhjetor 2017 publikuan imazhet e martesës së tyre. Një martesë e çuditshme, ku të pranishëm ishin vetëm dy dëshmitarët.

 

Angela është njohur gjithmonë për stilin e saj të çmendur të jetës dhe nuk e ka aspak problem të shkëmbejë puthje në publik, dhe jo vetëm.

4.Flori Mumajesi dhe Soni Malaj kanë pasur një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Madje në një nga edicionet e “Këngës Magjike” ata kanë shkëmbyer edhe një puthje në publik duke e konfirmuar kështu lidhjen e tyre. Por me sa duket puthja nuk iu zgjati shumë sepse ata shumë shpejt u ndanë.

 

5.Klaudia Pepa dhe Albi Nako, kanë qenë një ndër çiftet e showbiz-it shqiptar më të diskutuar. Një dashuri e madhe që përfundoi me një fund jo të lumtur.

Albi dhe Klaudia kanë shkëmbyer një puthje pasionante në skenën e “Dance with Me”, ku balerina e njohur u shfaq me një veshje provokuese.

 

6.Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë të martuar prej vitesh. Ata sot janë prindër të një djali, Joelit, dhe së shpejti pritet të vijë në jetë edhe vajza e tyre.

 

Me nisjen e emisionit të tij të ri “Xing me Ermalin”, moderatori i njohur ka shkëmbyer një puthje pasionante me Amin.

7.Këngëtarja kosovare, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë një nga çiftet më problematike. Ata sot janë prindër edhe të një vajze. Pavarësish uljeve dhe ngritjeve në lidhjen e tyre ata do të mbahen mend edhe për një puthje të zjarrtë të dhënë në publik.

8.Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë kapur mat gjithashtu duke dhuruar një puthje në publik.