Në të gjitha mediat botërore është shkruar se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ishin drejt ndarjes e shkaku i gjithë mosmarrëveshjes mes tyre kanë qenë planet për t’u bërë me fëmijë.
Thuhej se Liam dëshironte që marrëdhënia e tyre të ecte përpara dhe një fëmijë do i bënte shumë mirë lidhjes ndërkohë që nga ana tjetër Miley ka menduar se është ende shumë e vogël për t’u bërë nënë.
E në një kohë që i gjithë rrjeti ziente nga lajmi i ndarjes, çifti u ka dhënë fund aludimeve duke u shprehur se: Paskan qenë thjesht thashetheme!
Por duket se diçka po ndodh në marrëdhënien e këtij çifti pasi në një foto të shkrepur nga paparacët, Miley nuk e mban më unazën e saj të fejesës që ka qenë në gishti për gjithë këto muaj. Thuhej se ata po kalojnë një periudhë të vështirë pasi Miley nuk ndihet ende gati as të martohet e as të bëjë fëmijë ndaj edhe është përpjekur të shtyjë dasmën.