”KAM SHKUAR SI CJAPI TE KASAPI”/ Nuk do ta njihni kur ta shihni si ka qenë Greta Koçi para operacioneve (FOTO) – AlpeGossip
”KAM SHKUAR SI CJAPI TE KASAPI”/ Nuk do ta njihni kur ta shihni si ka qenë Greta Koçi para operacioneve (FOTO)

”KAM SHKUAR SI CJAPI TE KASAPI”/ Nuk do ta njihni kur ta shihni si ka qenë Greta Koçi para operacioneve (FOTO)

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare. Që e vogël ajo e ka shfaqur talentin e saj dhe ka sjellë plot projekte dhe hite që këndohen dhe ditët e sotme.Pavarësisht se jo si më parë, Greta Koçi ja ka dalë gjithnjë të vijë me projekte të reja të cilat janë pritur mirë.

Ajo ditët e sotme komentohet shumë dhe për pamjen e saj të jashtme. Këngëtarja duket më e bukur dhe më në formë se kurrë. Ndonëse më parë nuk është dukur kështu, ajo tani ja ka dalë të bëhet pjesë e lajmeve për shkak të pamjes së saj sepse së bashku me të motrën, Enin komentohen si dy nga vajzat më simpatike të showbiz-it.

Duke qenë se Greta është e pranishme në ekranin shqiptar prej vitesh, ne e kemi kuptuar shumë lehtë që pamja e këngëtares ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe kjo patjetër, prej operacioneve plastike.

Në një intervistë të bërë për In Tv në 2016, këngëtarja ka pranuar vetëm një operacion plastik dhe ai ka të bëjë me hundën. Madje Greta për këtë operacion ka thënë: Kam shkuar si cjapi te kasapi.

Megjithëse ajo pranon vetëm një operacion ne mendojmë se këngëtarja mund të ketë dhe disa të tjera. Për shembull, buzët janë më të fryra dhe mollzat më të ngritura por, përderisa nuk ka asnjë deklaratë ne preferojmë ti konsiderojmë thjesht si dyshime. Diçka tjetër që mund të vëmë re është dhe rregullimi që Greta u ka bërë dhëmbëve.

Gjithsesi ju mund të gjykoni vetë dhe nga fotot e më poshtme. /AlpeGossip.al