HATËRMBETJE MIDIS REPERËVE? Ja arsyeja pse Fero dhe Rina nuk flasin më – AlpeGossip
HATËRMBETJE MIDIS REPERËVE? Ja arsyeja pse Fero dhe Rina nuk flasin më

HATËRMBETJE MIDIS REPERËVE? Ja arsyeja pse Fero dhe Rina nuk flasin më

Fero dhe Rina, reperët të cilët bëjnë pjesë në të njëjtin label, i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Dyshimet nisën kur dyshja e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe tanimë shkaku është mësuar. 

“Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin”, ka thënë një burim për “Prive.al”.

Shkaku që i ka prishur marrëdhëniet e tyre ka qenë veprimi i Feros i cili pak ditë më parë u shfaq duke kërcyer me këngët e Taynës dhe Melindës.

“Ky veprim i Feros ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e tejkalon pabesinë që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte por vetëm kaq. Paraqitjet e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca”, shtoi burimi për “Prive.al”.