Ndjekësit në Instagram janë të sigurtë: Kjo FOTO vërteton se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër! – AlpeGossip
Ndjekësit në Instagram janë të sigurtë: Kjo FOTO vërteton se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër!

Ndjekësit në Instagram janë të sigurtë: Kjo FOTO vërteton se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër!

Ka disa ditë që qarkullon lajmi se Mozzik dhe e dashura e tij prej kohësh tashmë, Loredana do të sjellin në jetë një fëmijë pasi burime pranë mediave rozë bëjnë me dije se Loredana është në pritje të ëmbël.

Çifti vetë nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me këtë, as ka pohuar e as ka mohuar. Në profilet e tyre në rrjete sociale do të gjeni postime të këngëve të të dyve, arritje profesionale si dhe foto e video nga pushimet që bëjnë bashkë.

Duhet thënë se kohëve të fundit Loredana është treguar më e kujdësshme me fotot, duke mos e nxjerrë në pah barkun, detaj ky që ka kuriozuar edhe më shumë fansat.

Gjithashtu në një postim të disa orëve më parë të Mozzik, Loredana duket më e fryrë në bark, çka i ka bërë fansat e tyre të jenë të bindur se kjo e fundit është shtatzënë.

Përgjigje definitive, ende nuk kemi, ama kujtojmë se për çiftet e shoëbizit shqiptar, “kua ka pasur zë, nuk ka qenë pa gjë” por ka edhe nga ato raste kur personazhet “përfitojnë” nga thashethemet për tu bërë pjesë e medias vazhdimisht ndaj nuk iu intereson që të shuajnë zërat, qofshin këto aspak të vërtetë.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim nëse Loredana dhe Mozzik janë në grupin e parë apo të dytë.