“KËMBA-KËMBËS”/ Gazetari pranon se i ka përndjekur Alfion dhe Fatmën deri në Skrapar (FOTO) – AlpeGossip
“KËMBA-KËMBËS”/ Gazetari pranon se i ka përndjekur Alfion dhe Fatmën deri në Skrapar (FOTO)

“KËMBA-KËMBËS”/ Gazetari pranon se i ka përndjekur Alfion dhe Fatmën deri në Skrapar (FOTO)

Një gazetar i medias rozë duket se ka shkuar shumë larg për të zbuluar lidhjen e Fatmës dhe Alfios.

I ftuar në “Late Night Show”, 21-vjeçari Ronaldo Sharka tregoi se, për të patur ekskluziv lajmin asokohe të pazbuluar të lidhjes së moderatores së “IN Tv” me shefin e kuzhinës, i ka ndjekur nëpër lokalet ku shkonin bashkë, madje deri në Skrapar ku ata shkonin për pushime sportive.

I pyetur nga Kastro Zizo nëse i ka ndjekur në lokalet ku rrinin, ai pohoi dhe tha:

“Po, deri në një sport që bënin diku nga Skrapari. Sigurova edhe foto që ishin bashkë.”

Lajmi për marrëdhënien e Fatma Methasanit me Alfio Rrotanin, u bë publik rreth dy vite më parë.

Ata nuk e pranuan deri në tetor të vitit të kaluar.

“Lumturia është te gjërat e vogla”, shkruajti Alfio në postimin e parë bashkë.

Tani, ata e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe janë shfaqur disa herë bashkë në evente.