“PSE KJO ËSHTË AJO MO?” Argjira tregon si reagojnë njerëzit kur e shohin me Gracianon – AlpeGossip
“PSE KJO ËSHTË AJO MO?” Argjira tregon si reagojnë njerëzit kur e shohin me Gracianon

“PSE KJO ËSHTË AJO MO?” Argjira tregon si reagojnë njerëzit kur e shohin me Gracianon

Argjira dhe Graciano nuk e fshehin më lidhjen e tyre si dikur e përkundrazi edhe na tregojnë më shumë për ta. Ditën e sotme në “Trotuar”, Argjira tregoi se ajo është e imët në trup, por televizori e nxjerr më të plotë e për këtë arsye has shpesh me njerëz të habitur kur e shohin.

Prezantuesja tregoi edhe një rast kur ishte me Gracianon dhe një shitëse u habit kur e pa live.

“Unë jam 1.65 e gjatë dhe 47 kile. Se mua ekrani më rrit dhe kur më shohin live njerëzit habiten. Ua sa e imët qenke ti më thonë. Kudo ku shkoj ma thonë. Një herë më ndodhi kur isha me Gracianon, po iknim për Kosovë dhe u futëm në një pikë karburanti. Isha me tuta, atlete, pa makeup. Shitësja kur na pa të dyve, i tha Gracianos: Pse kjo është ajo e jotja mo? Nga të gjitha këtë të voglën si mushkonjë gjete? Kjo duket gjithë ajo në televizor. Unë nga këto raste nuk ofendohem sepse dikur kam qenë e shëndoshë dhe fakti që kam arritur në peshën ku dua, ndihem mirë me veten”, u shpreh Argjira.