RRËFEN MOMENTIN E FRIKSHËM/ Lei Kraja: Më ndoqi dhe më kapi për të më futur në makinë – AlpeGossip
RRËFEN MOMENTIN E FRIKSHËM/ Lei Kraja: Më ndoqi dhe më kapi për të më futur në makinë

RRËFEN MOMENTIN E FRIKSHËM/ Lei Kraja: Më ndoqi dhe më kapi për të më futur në makinë

Moderatorja Lei Kraja ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku rrëfeu shumë të pathëna. Mes të tjerash, Lei tregoi një histori të përjetuar vite më parë, kur jetonte në New York.

Ajo tha se një natë dikush e ka ndjekur dhe ka tentuar ta rrëmbejë. Lei tregoi se ka shpëtuar duke vrapuar shpejt e duke u fshehur poshtë shkallëve.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time. Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”, rrëfeu moderatorja.