HISTORIA TRAGJIKE/ Këngëtari humbet shokët dhe gruan pas tsunamit të tmerrshëm – AlpeGossip
HISTORIA TRAGJIKE/ Këngëtari humbet shokët dhe gruan pas tsunamit të tmerrshëm

HISTORIA TRAGJIKE/ Këngëtari humbet shokët dhe gruan pas tsunamit të tmerrshëm

Riefian Fajarsyah po përballet me një dramë tronditëse.

Ai varrosi gruan e tij dhe tre shokët e grupit, që vdiqën pas tsunamit të tmerrshëm që goditi Indonezinë.

Fajarsyah bashkë me grupin e tij ishin duke mbajtur një koncert në plazh, ndërkohë që u goditën nga tsunami.

Ai ishte i vetmi që mbijetoi nga grupi.

Historia bëhet edhe më tragjike, pasi këngëtari humbi edhe gruan e tij 26-vjeçare, e cila kishte shkuar të ndiqte koncertin dhe ndodhej mes spektatorëve.

“Si do të mund të jetoj unë tani pa ty”, shkruajti një mesazh emocionues Riefian, ndërkohë që postoi edhe një video duke i dhënë lamtumirën së shoqes.