I INJOROJMË SHPESH/ Zbuloni rregullat e ndihmës së shpejtë që ndikojnë në shëndetin tonë – AlpeGossip
I INJOROJMË SHPESH/ Zbuloni rregullat e ndihmës së shpejtë që ndikojnë në shëndetin tonë

I INJOROJMË SHPESH/ Zbuloni rregullat e ndihmës së shpejtë që ndikojnë në shëndetin tonë

Në çdo familje ekziston ajo kutia e ndihmës së shpejtë. Disa mund të kenë sasi të vogla medikamentesh të nevojshme, ndërsa disa të tjerë mund të mbajnë kuti ilaçesh të ndryshme. Gjithsesi, të gjithë duhet të njohin disa rregulla kryesore në lidhje me këto ilaçe.

1. Mbajtja e ilaçeve në vendin e gabuar

Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ftohta dhe frigoriferi është vendi i duhur. Megjithatë, mbajtja e tyre në dyer nuk është zgjedhja e duhur. Temperatura tek dyert është më e lartë dhe e luhatshme, për shkak të hapjeve. Prandaj më mirë krijoni vend në një raft vetëm për ilaçet e juaja.

2. Hedhja e kutive me instruksione

Të gjithë e dimë që në momentin e parë që marrim ilaçe, kutia e tyre zhduket. Datën e skadencës mund ta gjeni të shkruajtur mbrapa, por instruksionet e përdorimit jo. Kutia gjithashtu i mbron ato nga drita.

3. Vendosja e ilaçeve në vende me shumë dritë dhe vende të arritshme nga fëmijët

Vendosja e këtyre ilaçeve në vende me shumë dritë bën që të humbin efektivitetin e tyre. Gjithashtu nëse i vendosni mbi tavolinë apo mbi komodinën e dhomës tuaj, fëmijët mund t’i arrijnë lehtë. Vendosini ato në një vend të lartë dhe më shumë pak dritë.

4. Hedhja në mënyrën e gabuar

Kur një ilaç mbaron, duhet ta hidhni atë në mënyrën e duhur. Futeni në një qese plastike ose në një mbështjellëse tjetër dhe hidheni.

5. Mospërdorja e mënyrave moderne

Ne jemi mësuar të përdorim gjëra që i kanë qëndruar kohës, por tani ka gjëra më moderne dhe të përshtatshme që mund të fillojmë të përdorim pa problem. Kjo vlen sidomos për familjet që kanë fëmijë të vegjël. Në vend që të përdorni një shishe alkooli me pambuk, përdorni facoleta alkooli.