Të shkëmbesh mesazhe seksi me partnerin, gjë e mirë apo e keqe? – AlpeGossip
Të shkëmbesh mesazhe seksi me partnerin, gjë e mirë apo e keqe?

Të shkëmbesh mesazhe seksi me partnerin, gjë e mirë apo e keqe?

Një jetë aktive që përfshin dërgimin e mesazheve të seksit me partnerin tuaj, mund të duket si një shenjë se marrëdhënia është në drejtimin e duhur, por kërkimet e reja sugjerojnë të kundërtën.

Sipas studiuesve në Universitetin Alberta, të cilët morën në studim shkëmbimin e mesazheve seksuale të 615 njerëzve, kjo gjë ka disa pasoja të habitshme.

Studiuesit zbuluan se dërgimi i mesazheve të tilla si “çfarë ke veshur”, mund të shtojë disa nuanca në marrëdhënien tuaj. Njerëzit që rregullisht shkëmbejnë mesazhe të tilla me partnerin e tyre kanë kënaqësi më të madhe seksuale në krahasim me ata që nuk e bëjnë.

Megjithatë, hulumtimi gjithashtu zbuloi se dërgimi i mesazheve seksi në mënyrë të rregullt, mund të ngrejë disa flamuj të kuq në një marrëdhënie.

Sipas studimit, përveç se kanë një shkallë më të lartë për konfliktit, personat që u morën në studim raportuan se ndiheshin të pasigurt në marrëdhënien e tyre dhe shfaqnin nivele më të ulëta të angazhimit.

 

Këta persona ishin shumë më pak të kënaqur me aspekte të tjera të marrëdhënieve të tyre. Sipas studiuesit Adam Galovan, kjo ndodh sepse “këta persona të quajtur “sexters” përqendrohen më shumë në pjesën seksuale të marrëdhënieve të tyre dhe mund të lënë pas dore zona të tjera”.

Çuditërisht, hulumtimi gjithashtu zbuloi se këta persona raportuan një shkallë të lartë të “ndërhyrjes së teknologjisë” në marrëdhëniet e tyre – domethënë që koha me partnerin e tyre shpenzohej më tepër në telefon.

Kjo varësi nga teknologjia mund të jetë pjesë e problemit – në vend që të flisni dhe të bashkëveproni personalisht. Galovan beson se kjo ndodh për shkak se ne jetojmë në një kulturë të kënaqësisë së menjëhershme – ku duam gjithçka tani.

Kështu që herën tjetër që doni të shkëmbeni mesazhe seksi me partnerin tuaj, lëreni telefonin dhe shkoni në dhomën e gjumit.