Për Festivalin e Këngës, “cilësisht ndryshe” të Alketa Vejsiut – AlpeGossip
Për Festivalin e Këngës, “cilësisht ndryshe” të Alketa Vejsiut

Për Festivalin e Këngës, “cilësisht ndryshe” të Alketa Vejsiut

“Vijon të jetë Festivali i Këngës, thjesht këtë vit do të jetë cilësisht ndryshe”, tha Alketa Vejsiu teksa mbante fjalën hapëse mbremjen e djeshme.

Po! Festivali ishte cilësisht ndryshe, por jo gjithmonë kjo mund të merret në konteksin pozitiv.

Kur 1 muaj më parë mediat shkruajtën se kishte hatërmbetje midis Ardit Gjebreas dhe Alketa Vejsiut me siguri e kanë patur fjalën pikërisht për një perpjekje të kësaj të fundit për të imituar “Këngën Magjike” por me “mjete shtetërore”.

“Sforcimi” i Alketa Vejsiut për të sjellë politikën jo pak herë në skenë nuk u prit mirë nga ndjekësit. Dhe monologjet. Përse duhet që në një Festival muzikor të flasim krejt papritur për… eksodin?! Megjithë dëshiren e madhe për të kuptuar se vijmë nga një situatë post tërmeti, askush po askush nuk ka dëshire të kthehet pas.

Edhe kur Alketa na tha se si asnjëherë tjetër do kendojnë në skenë Edi Rama, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli të gjithë e kuptuam se shpejt aktorët e humorit do të zbrisnin në skenë. Po prit pak. Mos ky moment ju kujton gjë Arditin tek “Kënga Magjike” me Bes Kallakun dhe Erjon Isain?

Me siguri që po. Krejt i panevojshëm dhe ndonëse shkaktoi të qeshura as nuk e mendojmë dot një skenë të tillë pershembull në… “Sanremo”.

Nga ana tjetër, duke kthyer sytë nga juria kuptuam se të gjitha ankesat e viteve më parë për Zhani Cikon (se mos ndoshta nuk është dhe aq “konteporan”) ranë poshtë menjehere sapo Alketa tha: Ju prezantojmë me jurinë.

Askush nuk i njeh dhe vetë fakti se prezantuesja i pershendeti të gjithë në gjuhen e tyre mëmë flet vetë.

Këtu lind pyetja: A e njohin ata muzikën shqiptare aq mirë sa ta vleresojnë atë?

Me gjithë qëllimin e mirë që mund të ketë patur Alketa e Vera e që në fakt e kemi pritur të gjithë prej kohësh, ky Festival nuk e kapërceu hapin e madh.

Edhe pse Alketa u përpoq të thonte se ky nuk ishte Festivali i saj dhe i Verës, nuk e mohojmë dot se e gjitha ngjau me një skenë më të madhe të “Dance With Me”… përsëri për ato, nuk e dimë se sa për shqiptarët.

Sigurisht ishte vetëm nata e parë. Po kur tani të gjithë e dimë fituesin që ka dalë 5 muaj para… ç’vlerë kanë detajet e tjera? /ALPEnews.al