ZBULOHET SURPRIZA/ Emanuela futet në shtëpinë e “Big Brother VIP” – AlpeGossip
ZBULOHET SURPRIZA/ Emanuela futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

ZBULOHET SURPRIZA/ Emanuela futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Një nga surprizat e shumta që produksioni ka përgatitur për finalen e sotme të “Big Brother VIP” është edhe takimi i Emanuelës dhe Ilirit. Ata kanë muaj që nuk janë takuar për shkak të pjesëmarrjes së balerinit në reality-show dhe takimi i parë pas kaq kohësh do jetë i veçantë.

Moderatorja e programit Arbana Osmani ka premtuar se kjo finale do jetë e jashtëzakonshme dhe me shumë surpriza. E një prej tyre është edhe futja e Emanuelës në shtëpi për të kapur në befasi Ilirin.

Më herët vajza e tij, Emily, lajmëroi në rrjetet sociale se ka rezultuar positive me Covid-19 dhe nuk mund të jetë e pranishme në finale e “Big Brother VIP”. Por, tregoi se ka dërguar të ëmën në mënyrë që të mbështesë Ilirin.

Kujtojmë se Emanuela ka surprizuar Ilirin në shtëpinë më të famshme në muajin tetor. Në fakt takimi i tyre pati disa të papritura pasi Emanuela shprehu disa kritika rreth faktit që Iliri kishte folur për tradhëtinë e tij dhe se Beniada e kishte lëpirë në faqe.

Disa herë Iliri është shprehur i shqetësuar për reagimin e saj dhe pak ditë më parë në një bisedë me Monikën tha se reagimi i saj ishte i frikshëm.