MBANI VESH MIRË/ Jennifer Lopez iu përgjigj akuzave për tradhtinë e Alex (FOTO) – AlpeGossip
MBANI VESH MIRË/ Jennifer Lopez iu përgjigj akuzave për tradhtinë e Alex (FOTO)

MBANI VESH MIRË/ Jennifer Lopez iu përgjigj akuzave për tradhtinë e Alex (FOTO)

Pavarësisht akuzave të njëpasnjëshme për tradhtinë e të fejuarit Alex Rodriguez, Jennifer Lopez e ka ndarë mendjen!

Ajo i bëson plotësisht atij dhe e njeh çfarë njeriu është. Në një intervistë të dhënë sot për “The Breakfast Club”, JLo tha se nuk ka ndërmend të dëgjojë të tjerët:

“Nuk kanë rëndësi fare. Unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe s’kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!”

Më herët, modelja Zoe Gregory pretendoi se 43-vjeçari i “shpërtheu” telefonin me tekste duke i kërkuar treshe, ndërsa thuhet se i kishte dërguar fotografi të turpshme dhe kërkoi ta takonte personalisht.

Me që ra fjala, Zoe nuk është personi i parë që pretendon se A-Rod është treguar i pabesë ndaj JLo.

Ish-lojtari i Yankees, Jose Canseco, gjithashtu e ka akuzuar atë se e ka tradhtuar Jennifer-in me ish-gruan e tij, Jessica.

Por kjo e fundit i mohoi këto pretendime dhe një burim i tha “Us Weekly” se J.Lo nuk është shqetësuar aspak nga këto fjalë.