"A nuk janë të ADHURUESHËM?"/ Afërdita Dreshaj pozon me bashkëshortin në setin e radhës - AlpeGossip
“A nuk janë të ADHURUESHËM?”/ Afërdita Dreshaj pozon me bashkëshortin në setin e radhës

“A nuk janë të ADHURUESHËM?”/ Afërdita Dreshaj pozon me bashkëshortin në setin e radhës

Siç është bërë tashmë zakon, pak para dasmës Afërdita Dreshaj pozoi para aparatit për të realizuar setin fotografik më të ëmbël të momentit. Pas festës së çmendur të beqarisë, që ishte fillim e fund si një sfilatë e Victoria’s Secret, Afërdita preferoi një set fotografik minimalist.

Fillimisht ajo dhe partneri i saj, Jakob Kindl, na shfaqen të veshur kështu: Afërdita me një këmishë të bardhë në masë të madhe, ndërsa Jakob zgjodhi një T-shirt me të njëjtën ngjyrë dhe pantallona të shkurtra të zeza.

Më pas çifti preferoi sërish të njëjtat ngjyra, por në veshje më elegante. Siç e shihni edhe vetë, këtë herë fotove iu shtua edhe një pamje përrallore.

Një javë më vonë, Afërdita dhe Jakob-i do të kurorëzojnë dashurinë e tyre 2-vjeçare në një ceremoni në Florida.