Zaimina Vasjari u bë nënë 1 vit më parë dhe fotot që publikonte në llogarinë e saj në Instagram, e shfaqnin në super formë. Kilet e fituara të shtatzënisë me vajzën Khloe tashmë i përkasin të shkuarës, sepse showgirl-i erdhi shumë shpejt në siluetën e saj përpara se të ishte në pritje të ëmbël.
Mbrëmjen e djeshme, Zaimina i ka dhënë mundësinë ndjekësve ta pyesin për ato çfarë donin të dinin rreth saj dhe njëra nga pyetjet nuk kishte si të mos lidhej me fizikun.
“Sa e gjatë je dhe sa kilogramë peshon“, ishte pyetja që Zaimina iu përgjigj se peshon 60 kilogram ndërsa është e gjatë 172 cm.
Vetëm pak ditë më parë Zaimina Vasjari festoi edhe ditëlindjen e parë të vazjës së saj dhe nuk e ka fshehur dëshirën që shumë shpejt të bëhet sërish nënë.