I “BIE INATI” PAS LARGIMIT NGA “STOP”/ Alesia Bami “shkel” sërish në Tv Klan, këtë herë për… (FOTO) – AlpeGossip
I “BIE INATI” PAS LARGIMIT NGA “STOP”/ Alesia Bami “shkel” sërish në Tv Klan, këtë herë për… (FOTO)

I “BIE INATI” PAS LARGIMIT NGA “STOP”/ Alesia Bami “shkel” sërish në Tv Klan, këtë herë për… (FOTO)

Ditë më parë lajmi i largimit të velinës Alesia Bami nga emsioni “Stop” në televizonin Klan bëri bujë të madhe në rrjete sociale.

Shkaku i largimit të saj nga puna ishte se një ditë më parë Alesia kishte dhënë një intervistë në ambjentet e televizionit Top Channel por pa aprovimin e punëdhënësve të saj.

Velina reagoi edhe në rrjete sociale teksa deklaronte se ky largim ishte tërësisht i padrejtë dhe nuk ishte respektuar Kodi i Punës. Gjithashtu në postimet e saj ironizonte televizionin por mesa duket velinës i ka “rënë” inati shpejt.

Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Sfida e Gatimit” të drejtuar nga shef Indriti dhe Alfio në televizionin ku u largua nga puna.

Alesia ka lajmëruar se do të vinte me projekte të reja, por televizioni në të cilin do të punojë nuk është zbuluar ende… /AlpeNews.al