“PLASI”/ Lana Del Rey hyn në Instagram dhe sulmon publikisht Kanye West (FOTO) – AlpeGossip
“PLASI”/ Lana Del Rey hyn në Instagram dhe sulmon publikisht Kanye West (FOTO)

“PLASI”/ Lana Del Rey hyn në Instagram dhe sulmon publikisht Kanye West (FOTO)

Kanye West njihet si reperi i polemikave, i cili me postimet e tij të fundit në Twitter dhe Instagram ka nxitur reagime të shumta tek ndjekësit, por edhe tek personazhe të njohur.

Deklarata e tij e fundit në lidhje me skllavërinë ku kërkonte rikthimin e saj, tronditi të gjithë njerëzit dhe shumë të famshëm reaguan ashpër ndaj reperit. Pas reagimit të Chris Evans në Twitter, duket se dhe Lana Del Rey ka dy fjalë për Kanye West.

Në foton e postuar nga West në Instagram ku kërkon heqjen e Amendamentit 13 që shfuqizoi skallvërinë ke reaguar edhe këngëtarja duke e ka qujtur reperin narcist.

“Kjo përfaqëson të mirën dhe Amerika do bëhet përsëri një. Ne nuk do të transferojmë më në vende të tjera, ne ndërtojmë fabrika këtu në Amerikë dhe krijojmë vende pune, do të sigurojmë vende pune për të gjithë ata që janë të lirë nga burgjet nëse heqim amendamentin e 13-të. Mesazhi i dërguar me dashuri” – shkruante Kanye në postimin e tij.

Ndërkohë në reagimin e saj Lana u kthye duke i thënë: “Kur Trump u bë presidenti ynë ishte një humbje për vendin, por mbështetja juaj ndaj tij është një humbje për kulturën. Por supozoj se personaliteti jot dhe i tij janë në të njëjtin nivel. Mashtrues i madh, narcist ekstrem dhe asnjë nga këto nuk do të ishte një pikë diskutimi nëse nuk do të flisnim për njeriun që udhëheq vendin tonë. Nëse ti vazhdon të përkrahësh dikë që beson se është normale të kapësh një grua nga pjesët intime vetëm për shkak se ai është i famshëm atëherë edhe ti nevojë për një ndihmë. Kaq veprime narciste sa bën ai nuk ka as ndihmë mjaftueshëm për këtë çështje. Ky mesazh dërgohet me shqetësimin që kurrë nuk do të trajtohet “.

Por pas gjithë kësaj ne vetëm kujtojmë se kënga “Young and Beautiful” e këngëtares është një nga këngët më të preferuara të Kim Kardashian dhe se Lana e ka interpretuar atë gjatë martesës së saj dhe Kanye!