Doli me reçipeta në videoklip/ Kërcënohet me vdekje këngëtarja e njohur (VIDEO) – AlpeGossip
Doli me reçipeta në videoklip/ Kërcënohet me vdekje këngëtarja e njohur (VIDEO)

Doli me reçipeta në videoklip/ Kërcënohet me vdekje këngëtarja e njohur (VIDEO)

Videoklipi me titullin “Kyz” (Vajzë) nga këngëtarja Zere Asylbek, e famshme në Kirgistan ka bërë bujë së fundmi për shkak të pamjes me të cilën ajo shfaqet në klip. Kënga i bën thirrje shoqërisë të respektojë vajzat dhe zgjedhjet e tyre. Video përfshin skena të vajzave të veshura me rrobat e gjata që hidhen në një pishinë dhe më pas dalin të veshura me stilin e tyre. Pikërisht paraqitja me reçipeta në klip ka bërë që këngëtarja të marrë kërcënime për vdekje.
Këngëtarja 19-vjeçare është shprehur se kjo këngë u realizua për diskriminimin në baza gjinore dhe me qëllim që të vetëdijësohen njerëzit për problemin.

“Kënga ime është për gratë dhe njerëzit në përgjithësi, të bëjnë çfarë të duan, të veshin çfarë të duan, të jenë kush duan, dhe të mos jenë të paragjykuar dhe të mos e paragjykojnë dikë”, tha Zere.