Në pritje të fëmijës së parë? Turi dhe Orinda sqarojnë situatën e “shtatzëninë” – AlpeGossip
Në pritje të fëmijës së parë? Turi dhe Orinda sqarojnë situatën e “shtatzëninë”

Në pritje të fëmijës së parë? Turi dhe Orinda sqarojnë situatën e “shtatzëninë”

Nëpër mediat rozë sot ka qarkulluar lajmi se çifti i njohur i showbiz-it shqiptar Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë në pritje të ëmbël.

Por pasi Orinda është kontaktuar nga Tiranapost.al ajo ka deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtij lajmi dhe se nuk është shtatzënë.

Gjithashtu dhe Turi i kontaktuar nga JOQ.al,  ka mohuar vërtetësinë e këtij lajmi, duke bërë me dije se siç e ka thënë edhe më parë, do të jetë vet ai që do të lajmëroi fansat në momentin që partnerja e jetës do të jetë në pritjen e ëmbël.

Mesa duket çifti janë shumë të zënë me karrierën e tyre dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë një fëmijë sëshpejti. Kujtojmë që vetëm para pak ditësh u bë me dije lajmi se të dy do të lëvizin nga ekrani i “Vizion Plus” për tek televizioni “Klan”.

Turi mendohet se do të drejtojë një program “Game Show”, ndërsa për Orindën akoma nuk dihet se çfarë do të bëjë.