Gazetarja i tha se është bërë modë, i riu që kërcënon të hidhet nga çatia: “Nuk po bëj show moj” – AlpeGossip
Gazetarja i tha se është bërë modë, i riu që kërcënon të hidhet nga çatia: “Nuk po bëj show moj”

Gazetarja i tha se është bërë modë, i riu që kërcënon të hidhet nga çatia: “Nuk po bëj show moj”

Një bisedë e pazakontë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në studion e lajmeve në televizionin “News 24”, ku gazetarja ka komunikuar në një lidhje telefonike me një djalë që kërcënon të hidhet nga çatia e shtëpisë.

25-vjeçari ka kërcënuar se do të vetëvritej pasi shtëpia e tij, në zonën e Liqenit të Thatë, do të prishej për shkak se ndodhej në një zonë të mbrojtur. Por gjatë komunikimit me gazetaren, biseda ka marrë një kthesë të papritur kur kjo e fundit e cilësoi si modë kërcënimin e vetëvrasjes me hedhje nga lartësitë.

Gazetarja: A mendon se kjo është kthyer në modë…nuk them…

25-vjeçari: Unë nuk po bëj show…E kam seriozisht…Jam me të drejtat e mia. Është e padrejtë kjo që po bëhet. Jeta ime mori fund!

Djali kërkoi që shtëpia të mos i prishet pasi të gjithë dokumentacionin e ka në rregull, ndërsa në fund gazetarja iu drejtua duke i kërkuar të zbriste nag çatia.

“Të lutem zbrit që andej, se do të gjendet një zgjidhje. Të lutem mos lëviz!”-i tha ajo të riut. Burimi: Shkodra News