PËRLESHJE ME SHKOPINJ BEJSBOLLI/ Reperi shqiptar përfshihet në një sherr masiv (FOTO) – AlpeGossip
PËRLESHJE ME SHKOPINJ BEJSBOLLI/ Reperi shqiptar përfshihet në një sherr masiv (FOTO)

PËRLESHJE ME SHKOPINJ BEJSBOLLI/ Reperi shqiptar përfshihet në një sherr masiv (FOTO)

Reperi shqiptar Azet është përfshirë në një sherr masiv mbrëmjen e djeshme.

Burime për Prive.al rrëfejnë se ngjarja ka ndodhur në parkingun e hotelit Garden në kryeqytet, ku dy palët që po qëndronin në hotel u konfrontuan me njëri-tjetrin.

Azet, i cili ishte me shoqërinë e tij në njërën anë dhe disa shqiptarë me banim në Zvicër në anën tjetër, u përleshën mes tyre.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat policore, përfshirë ato të njësisë speciale që bënë bastisje në makinat e shtrenjta të grupeve dhe dhomat e gjumit.

Jo zyrtarisht, mësohet se janë gjetur në cilësi të provave materiale shkopinj bejsbolli.

Megjithatë sherri përfundoi pa të arrestuar e pa mosmarrëveshje të ngelura peng.

Azeti performoi mbrëmjen e djeshme në një club në Prishtinë dhe madje publikoi edhe disa video ku shihej në shoqërinë e aktorit Blerim Destani.