Një nga këngëtaret shqiptare me zërin më të ëmbël, Mariza Ikonomi, është shkëputur prej disa kohësh nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj në vende të ndryshme të Europës.
“Udhëtova në të gjithë Europën Veriore, ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndiej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”, është shprehur këngëtarja për “Panorama Plus”, duke zbuluar më tej se tashmë është vendosur në vendin e largët, Karaibe.
Mariza ka nisur atja karrierën si aktore, nga ku publikon shpesh foto me kostume nga shfaqje të ndryshme. Krahas punës, me siguri ajo gjen kohë edhe për të pushuar duke qenë se gjendet në një nga vendet me plazhet më përrallore në botë.