“KIARA PO SILLET SI GRUAJA E PRONARIT”/ Tan Brahimi: E keni parë sa është burrëruar – AlpeGossip
“KIARA PO SILLET SI GRUAJA E PRONARIT”/ Tan Brahimi: E keni parë sa është burrëruar

“KIARA PO SILLET SI GRUAJA E PRONARIT”/ Tan Brahimi: E keni parë sa është burrëruar

Edhe pse nuk qëndroi gjatë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe vendosi që të largohej vetë nga aty, Tan Brahimi, arriti që të fitonte zemrat e publikut.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” ku poston video të ndryshme. Tani nuk ka lënë pas postimet për “Big Brother VIP2”.

Së fundmi ai ka bërë një video ku bën ironi me Kiara Titon, partneren e mikut të tij, Luiz Ejlli.

“Miq e keni parë sa është burrëruar Kiara me këtë hyrjen e dytë. Ka filluar me luajtur fort. A di si më duket Kiara në Big Brother, si gruaja e pronarit”, dëgjohet të thotë Tani në një video të postuar në rrjetet sociale.