DO BËHEN PRINDËR TË NJË VAJZE/ Almeda dhe Tolgahan po bëjnë përgatitjet e fundit për të voglën (FOTOT) – AlpeGossip
DO BËHEN PRINDËR TË NJË VAJZE/ Almeda dhe Tolgahan po bëjnë përgatitjet e fundit për të voglën (FOTOT)

DO BËHEN PRINDËR TË NJË VAJZE/ Almeda dhe Tolgahan po bëjnë përgatitjet e fundit për të voglën (FOTOT)

Në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit numër dy, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi.

Ata kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit numër dy, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi.

Ata kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!

Alina mund të vijë në jetë nga momenti në moment, ndaj çifti po bën përgatitjet e fundit për të voglën. Në InstaStory, Almeda ka ripostuar pamjet ku ajo dhe bashkëshorti po montojnë krevatin e vajzës, të cilës i kanë përgatitur edhe dhomën.

Kujtojmë se para disa ditësh aktori turk, Tolgahan Sayisman, zbuloi se është prekur nga Covid-19. Përmes një postimi në Instagram ai bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe për këtë arsye u detyrua të shtrohet në spital.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan.

Pas deklaratës së aktorit të gjithë u shqetësuan për shëndetin e familjarëve të tij, Almeda Abazin dhe të voglin e tyre, Efehan. Kështu, bukuroshja shqiptare ka treguar ditë më parë se ç’po ndodh me ta dhe si është gjendja e Tolgahan. Almeda ka thënë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.

Ndërkohë më herët, Almeda ndau me ndjekësit gjendjen e saj shëndetësore teksa shihej duke marrë ajër në natyrë.

“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur”, ka shkruar ajo.