“TREGO RESPEKT”/ Plas keq debati, ulja e Sarës në prehërin e Gelianit acaron konkurentin – AlpeGossip
“TREGO RESPEKT”/ Plas keq debati, ulja e Sarës në prehërin e Gelianit acaron konkurentin

“TREGO RESPEKT”/ Plas keq debati, ulja e Sarës në prehërin e Gelianit acaron konkurentin

U duk se Sara dhe Geliani s’do të bëheshin më kurrë bashkë pas takimit të tyre të sikletshëm disa javë më parë.

Gjatë gjithë bisedës, Geliani u duk shumë i ftohtë përballë Sarës dhe i tha që nuk kishte pëlqim ndaj saj.

Gelian: Bëra 2 orë trafik që të vij në takim me ty. Nuk të duket pak kjo ty?

Sara: Ta vlerësoj unë këtë?

Gelian: Sigurisht që ta vlerësosh.

Sara: Ua sa i egër.

Gelian: Do më japësh pak ngrohtësi?

Sara: Jo. Kam qef të më lodhin mua.

Gelian: Po kur të të lodh unë mund të mos ecësh më dot.

Sara: Pse largohesh? Pse nuk më lë të të prek?

Gelian: Nuk më pëlqen të më prekin njerëzit që nuk më pëlqejnë.

Sara: Pse dole me mua kur nuk të pëlqeja?

Gelian: Sepse nuk doja të të lija ty keq.

Ky takim mbaroi përfundoi shumë shpejt pasi Sara pa një shenjë në qafën e Gelianit, dhe për këtë arsye u largua nga takimi.

“S’do të dalë në takim, të mos dali. Po mos të më bëjë mua skena. Po të ishte e thithur, nuk do e nxirrja qafën kështu, e fshihja. Ka ardhur me qëllime të qarta, me mua nuk ecën. Me djemtë e tjerë të bëjë çfarë të dojë”, tha Geliani pasi Sara u largua.

Ajo që bëri habi ishte se në fillim të takimit, Geliani i tha:

 “Rri në distancë se jam i lidhur”, dhe këtë e sqaroi në studio duke treguar se ishte thjesht batutë.

Papritur, marrëdhëniet e tyre janë rregulluar dhe tashmë, Geliani dhe Sara shfaqen më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin. Në aplikacion janë publikuar disa skena të ngrohta mes tyre, ku bisedojnë e përqafohen me njëri-tjetrin, madje Sara ulet në prehërin e Gelianit.

Por, nga këto skena është acaruar keq Shkëlqimi, i cili gjithashtu ka dalë në takim me Sarën dhe kanë pasur afrimitet.

Përveçse i flet dyshes, ai dëgjohet të flasë edhe me djemtë e tjerë të emisionit duke treguar se është i zhgënjyer nga veprimet e Sarës. Madje, gjatë puntatës ai i kërkoi Sarës të tregonte më shumë respekt për të, ose ta mbyllte fare muhabetin e tyre.