NJË PASHA I LINDUR/ Kim Kardashian zbulon për herë të parë portretin e djalit (FOTO) – AlpeGossip
NJË PASHA I LINDUR/ Kim Kardashian zbulon për herë të parë portretin e djalit (FOTO)

NJË PASHA I LINDUR/ Kim Kardashian zbulon për herë të parë portretin e djalit (FOTO)

“Psalm Ye”, shkruajti Kim Kardashian pak minuta më parë, në foton e parë nga afër të të birit, Psalm.

Me krahët pas koke, Psalm duket se po bën tamam gjumë mbreti.

Kim dhe Kanye u bënë prindër më 9 maj, përmes një mamaje surrogate.

Ata pritën ca derisa zbuluan emrin e vogëlushit të katërt të familjes, që mbahet për emra të çuditshëm fëmijësh.

Emri Psalm, duket se është frymëzuar nga motivet biblike dhe me shumë gjasa mund të ketë qenë ide e Kanye-s, i cili i përdor shpesh referencat e Biblës.

Emri i tij, Kanye, ka kuptimin “udhëheqësi i ardhshëm” ose “i ardhshmi në radhë për të udhëhequr”.

Në shtator të vitit të kaluar, Kanye e ndryshoi emrin ligjërisht duke mbajtur vetëm pjesën “Ye”, sipas tij sepse është fjala më e përdorur në Bibël.

Kështu, edhe emri Psalm, siç dihet është një term i njohur fetar që u referohet këngëve për besimin ndaj Zotit.

Kjo është e dyta foto e tij që publikohet nga Kim-i.

E para, ishte ajo ku u zbulua për herë të parë emri.