MË NË FUND/ Rihanna i shpreh për herë të parë publikisht dashurinë miliarderit arab (FOTO) – AlpeGossip
MË NË FUND/ Rihanna i shpreh për herë të parë publikisht dashurinë miliarderit arab (FOTO)

MË NË FUND/ Rihanna i shpreh për herë të parë publikisht dashurinë miliarderit arab (FOTO)

Rihanna theu heshtjen për lidhjen me sipërmarrësin nga Arabia Saudite, Hassan Jameel.

Këngëtarja ishte e ftuara speciale për kopertinën e revistës “Interview”, ku dha një intervistë për aktoren Sarah Paulson.

E pyetur nëse është e dashuruar, Rihanna u përgjigj:

“Sigurisht që po!”

Dhe jo vetëm kaq, por këngëtarja e kthyer në sipërmarrëse foli edhe për martesën!

E pyetur nga Paulson nëse do të martohej me Hassan-in, Riri nuk e mohoi aspak se kjo gjë është në planet e veta, edhe pse ia la në dorë “kismetit” si i themi ne.

“Vetëm Zoti e di, goce. Kur ne bëjmë plane, Zoti qesh, ti e di apo jo?”

Gjatë intervistës, Rihanna e përmendi partnerin edhe duke folur për mënyrën sesi i ndan prioritetet në jetë tani që ka edhe jo pak, por tre biznese për të drejtuar.

Riri tregoi se ka mësuar t’i kushtojë gjithçkaje kohën që meriton.

“Nisa një marrëdhënie të re, e cila është e rëndësishme për mua. I thashë vetes, duhet të gjej kohë edhe për këtë. Siç e ushqej biznesin, duhet të ushqej edhe marrëdhënien.”

Vetëm tre ditë më parë, u publikuan fotot e saj me Hassan Jameel-in në një anije gjatë qëndrimit në Itali, në brigjet e Amalfit.

Lidhja e tyre u bë publike në 2017-ën.