“KUR BËJA UNË TELEVIZION,TI ISHE I VOGËL”/ Jonida Shehu “thumbon” Isli Islamin – AlpeGossip
“KUR BËJA UNË TELEVIZION,TI ISHE I VOGËL”/ Jonida Shehu “thumbon” Isli Islamin

“KUR BËJA UNË TELEVIZION,TI ISHE I VOGËL”/ Jonida Shehu “thumbon” Isli Islamin

Mbrëmjen që shkoi ‘Soiree’ u kthye në një festë pizhamesh ku Isli Islami, Artenisa Ozaj, Eni Shehu, Lei Kraja, Arjola Shehu etj, e kthyen studion në një dhomë adoleshentësh plot argëtim.

Mes të ftuarve nuk kanë munguar as thashethemet, lajmet, muzika dhe batutat herë pas here thumbuese.

Teksa emisioni po shkonte drejt fundit, një koment i moderatorit të “Wake Up”, Isli Islami e ka bërë Jonida Shehun t’i kthehet me një batutë goxha ‘thumbuese’.Isli u mundua t’ju gjente të gjithë të ftuarve nga një partner skenik, por ngeci tek moderatorja. Përgjigjes së Islit se nuk i mbante mend partnerët skenikë të Jonidës, kjo e fundit u përgjigj: “Ohu, sa partnerë kam pasur unë. E kam nisur me figura të rëndësishme të ekranit, por ti nuk mban mend se ke qenë i vogël”.

E gjitha kjo ka qenë në kuadrin e shakasë mes të ftuarve dhe është pasuar nga të qeshura dhe duartrokitje.