Pas angazhimeve të shumta për shkak të Big Brother Vip, Arbana ka vendosur që këtë fundjavë t’ia dedikojë Jonit.
E shtuna ka nisur me një udhëtim në një destinacion jashtë Shqipërie, të cilin Arbana e ka zbuluar me një foto nga avioni.
“Një fundjavë pushim dhe jam vetëm për Jonin tim”, ka shkruar moderatorja.
Osmani nuk e ka treguar ende vendin që do të vizitojnë, por mes një lodhjeje të madhe ajo ka vendosur që të shtunën dhe të dielën të qetësohet me të voglin e saj.