UTHULLA E MOLLËS/ Si ta përdorni kundër dhimbjeve të reumatizmës - AlpeGossip
UTHULLA E MOLLËS/ Si ta përdorni kundër dhimbjeve të reumatizmës

UTHULLA E MOLLËS/ Si ta përdorni kundër dhimbjeve të reumatizmës

Uthulla e mollës perceptohet si një kurë natyrale  kundër shumë sëmundjeve dhe lëndimeve të lëkurës.

Uthulla e mollës përmban shumë vitamina dhe antioksidantë që i vijnë në ndihmë organizmit të shërohet. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo rekomandohet veçanërisht për uljen e sheqerit në gjak, kolesterolit dhe dhimbjeve të stomakut

Së fundmi ka disa studime që tregojnë se uthulla e mollës mund të përdoret me efikasitet edhe kundër reumatizmës dhe artritit.

Si Të Përdorni Uthullën E Mollës Kundër Reumatizmës Dhe Artritit

Mënyra më e zakontë për të përdorur uthullën e mollës kundër artritit është pirja e saj. Por, duke qenë se uthulla e mollës ka një përmbajtje të lartë acidike, këshillohet që ta tresni në ujë atë dhe më pas ta pini.

Nëse do ta pini tresni dy lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë. Një tjetër mënyrë e rekomanduar është aplikimi i uthullës në lëkurë me pambuk.

Ky trajtim këshillohet të bëhet dy herë në ditë. Edhe në këtë rast, uthulla rekomandohet të tretet me një vaj bartës siç është vaji ekstra i virgjër i ullirit.

Përzjeni në sasi të barabarta vaj ulliri dhe uthull molle dhe masazhoni vendet ku keni dhimbje. Masazhet me uthullën e mollës duhet të bëhen jo më gjatë se 30 minuta.

Sipas studimeve mjekësore të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandohet që njerëzit të tregojnë kujdes. Aplikimet direkt në lëkurë të uthullës së mollës mund të shkaktojnë irritim të lëkurës dhe përkeqësim të inflamacionit.

AgroWeb.org gjithsesi rekomandon që përpara aplikimit të trajtimeve alternative të dhimbjeve të reumatizmës dhe artritit, të konsultoheni me një mjek.

Kurat natyrale të përdorura krahas medikamenteve mund të ofrojnë qetësim të dhimbjeve por nuk zëvendësojnë mjekimet e rekomanduara nga mjeku juaj.