Motra e futbollistit shqiptar: U torturova 4 orë për këto fotografi – AlpeGossip
Motra e futbollistit shqiptar: U torturova 4 orë për këto fotografi

Motra e futbollistit shqiptar: U torturova 4 orë për këto fotografi

Olta Sheta, ish-banorja e “Big Brother” dhe motra e futbollistit Arjan Sheta është rikthyer pas shumë vitesh në vëmendjen e publikut me një set fotosh artistike.

Me një veshje provokuese të kuqe, Olta duket që s’pyet nga i ftohti duke qene se ka pozuar e zhytur në dëborë. Në fotot e bëra në Kosovë, Olta ka ekspozuar vithet, që duket se janë pika e saj e fortë.

Shumë fansa nuk e kanë njohur, për faktin se në “Big Brother” ajo ka qenë brune, ndërsa tani siç e shihni është bërë bionde.

“Kam ndenjur 4 orë aty dhe jam torturuar. Ishte një torturë e vërtetë për ato foto, por mendoj se ia kanë vlejtur”, – ka thënë ish-banorja e “Big Brother”.