E PASKEMI DITUR GABIM/ Kënga e reperit të famshëm është për Kosovën (VIDEO) – AlpeGossip
E PASKEMI DITUR GABIM/ Kënga e reperit të famshëm është për Kosovën (VIDEO)

E PASKEMI DITUR GABIM/ Kënga e reperit të famshëm është për Kosovën (VIDEO)

Dihet tashmë që reperi me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Gashi, do të publikojë së shpejti, më saktë më 20 dhjetor, këngën “That’s Mine” në bashkëpunim me Ledri Vulën.

“Është shumë e çuditshme për mua sepse kur u riktheva në Kosovë, ndjenjat nuk ishin më të njëjta. Nuk kisha më pjesëtarë të familjes, as gjyshin, as gjyshen. Pjesa më e madhe kishte lëvizur, ose me disa nuk flisja. Kur erdha gjatë verës, ndjeva se kisha një familje.” – shprehet reperi në një pjesë të videos.

Mirëpo edhe pse të gjithë menduam se kënga i dedikohet një vajze, në fakt mesa duket nuk ka lidhje. Në një tjetër video në InstaStory, Gashi – duke vendosur flamurin kuq e zi – shprehet se në fakt kënga ka të bëjë me vendlindjen e tij.
“Të gjithë mendojnë se po flas për ndonjë vajzë, por nëse e dëgjoni me vëmendje do të kuptoni që i referohet vendin prej nga vij unë.”

Gashi, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, ka emigruar jashtë vendit bashkë me familjen kur ishte i vogël dhe në 1999-n u vendosën në New York.

Bashkëpunimi me Ledrin është projekti i dytë me një artist shqiptar, pasi i pari ishte ai me Adelina Ismailin në këngën “Karma”.

Me aq sa dihet deri tani, klipi është realizuar në Kosovë gjatë ditëve kur ishte i pranishëm për “Sunny Hill Festival”

Gashi dhe Dua Lipa në “Sunny Hill Festival” – 11 gusht 2018
dhe mendohet se do jetë një bashkim i disa videove ku ai dhe Ledri shpërndajnë akullore rrugëve të Prishtinës.

 

View this post on Instagram

#Gashi #Ledri

A post shared by Showbiz shqiptar/🇦🇱🇽🇰 (@vipscreen) on