Në shtator të këtij viti, moderatorja simpatike, Jona Spahiu, provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë.
Ajo solli në jetë djalin e saj, të cilin e pagëzuan me emrin Raiden. Kohët e fundit, Jona nuk ka ngurruar që të publikojë herë pas here imazhe të të birit.
Madje sot ajo ka postuar një nga fotografitë më të ëmbla të familjes, në të cilën bashkëshorti i saj shihet duke mbajtur vogëlushin në duar.
Tashmë Raiden ka marrë të gjithë vëmendjen në shtëpi dhe siç duket mbrëmja është plotësisht e dedikuar vetëm atij.
Pavarësisht se ai është ende shumë i vogël dhe nuk mund të kuptohet se kujt i ngjan, disa nga ndjekësit e Jonës thonë se pjesën më të madhe të tipareve i ka njësoj si mami.