Vazhdojnë skandalet në familjen e Meghan: Zbulohet pakti i babait të saj me paparacët (VIDEO) – AlpeGossip
Vazhdojnë skandalet në familjen e Meghan: Zbulohet pakti i babait të saj me paparacët (VIDEO)

Vazhdojnë skandalet në familjen e Meghan: Zbulohet pakti i babait të saj me paparacët (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë u bënë virale fotot ku shfaqej babi i Mgehan Markle teksa shikonte fotot e së bijës me princ Harry-n në një internet kafe. Pikërisht këto foto bënë xhiron e botës dhe supozohej se ato ishin shkrepur nga paparacët pa djeninë e tij.

Jo vetëm kaq por princ Harry iu bëri kërkesë mediave që të mos e ndiqnin dhe të mos e bezdisnin më vjehrrin e tij të ardhshëm.

Mirëpo një e vërtetë tronditëse është zbuluar pas publikimit të këtyre fotove, që na tregon se skandalet në familjen e Meghan nuk kanë fund. Pas letrës së vëllait të Meghan i cili dilte kundër saj, tashmë, është zbuluar një skandal i dytë rreth babit të saj.

Fotografitë ku ai shfaqej duke parë fotot e Mehgan dhe princ Harry-t, nuk kanë qenë të rastësishme.

Kamerat e sigurisë së internet kafesë, ku u fotografua i ati i Meghan, tregojnë gjithë të vërtetën. Nga kamerat shihet se Thomas Markle ka hyrë aty së bashku me paparacin dhe fotot janë bërë më dijeninë e plotë të tij.

Madje kanë rregulluar edhe këndin e kompjuterit që në foto të dukej qartë ekrani dhe fotot e Meghan me Harry-n. Me sa dukey realizimi i fotove ka qenë një plan i bërë prej të dyve dhe më pas këto foto iu janë shitur mediave për 100 mijë paund.