E VUTË RE? Detaji i përbashkët në dy shtatzënitë e Miriam Canit (FOTO) - AlpeGossip
E VUTË RE? Detaji i përbashkët në dy shtatzënitë e Miriam Canit (FOTO)

E VUTË RE? Detaji i përbashkët në dy shtatzënitë e Miriam Canit (FOTO)

Miriam Cani është shtatzënë për herë të dytë. lajmi u bë publik më 19 qershor gjatë koncertit që bashkëshorti i saj, artisti Alban Skënderaj mbajti në Prishtinë.

Por ku qëndron e përbashkëta mes dy pritjeve të ëmbla të artites së njohur?

Çifti shumë i dashur me publikun ka zgjedhur në të dyja shtatzënitë ta ndajë vetë lajmin e mrekullueshëm me publikun pa pritur që thashethemet të qarkullojnë nëpër media.

Në 11 maj të 2015-ës, Albani dhe Miriami kanë qenë pjesë e jurisë së talent shoë-t “X Factor Albania” në Tv Klan kur befas në një nga puntatat Albani u shpreh: “Prej pak kohësh në juri është edhe një pjesëtar tjetër, pasi Miriami dhe unë do të bëhemi prindër”.

Në të njëjtën formë u zgjodh nga çifti të jepëj edhe lajmi së ata do të bëhen sërish prindër. Katër vite pasi mirëpritën në jetë vajzën Ameli, Albani dhe Miriami përgjatë koncertit “Hapsira e një ëndrre” mbajtur në Prishtinë, zgjodhën sërish që krej surprizë t’i jepnin publikut ata vetë të parët lajmin e madh.

“Kurse këtë këngë, dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj, pak para performancës së këngës “Dhurata” që ia kanë dedikuar të bijës, Ameli.

Kështu si për rastësi apo për respekt të publikut, Albani dhe Miriami zgjedhin që në momente të rëndësishmë si këto, të jenë vetë ata të parët që t’ja japin lajmin publikut, pa pritur që të nisin thashethemet dhe zërat në media e rrjete sociale.