“NDAJE OSE FRENCH KISS”/ Nuk do ta lejonte të bashkëpunonte me Gjikon, Elita thotë emrin e këngëtares shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
“NDAJE OSE FRENCH KISS”/ Nuk do ta lejonte të bashkëpunonte me Gjikon, Elita thotë emrin e këngëtares shqiptare (FOTO)

“NDAJE OSE FRENCH KISS”/ Nuk do ta lejonte të bashkëpunonte me Gjikon, Elita thotë emrin e këngëtares shqiptare (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Gjiko dhe Elita Rudi ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”. Gjatë sfidës “Ndaje ose French Kiss”, dyshja duhet të putheshin nëse refuzonin t’iu përgjigjeshin pyetjeve pikante.

Elita u pyet se me cilën këngëtare nuk do e lejonte kurrë Gjikon të bënte bashkëpunim dhe me cilën do prodhonte sukses si dyshe.

“Elita, meqenëse Gjiko nuk donte që t’i të intervistoje Milaim Zekën, ndaj me ne sot në “Shiko Kush Luan” emrin e këngëtares shqiptare që nuk do ta lejoje kurrë bashkëshortin tënd të bashkëpunonte, si dhe emrin e këngëtares që mendon se do të prodhonin sukses si dyshe.”

Elita zgjodhi Remzie Osmanin për pjesën e parë të pyetjes. Ajo u shpreh se nuk do donte t’i shihte në bashkëpunim pasi kanë stile të ndryshme dhe nuk përshtaten.

Përsa i përket pjesës tjetër, moderatorja tregoi se do t’i pëlqente një bashkëpunim mes Gjikos dhe Dhurata Dorës.