TËRBOHEN ME DUA LIPËN/ Ceca dhe këngëtarët serbë: S’ka Kosovë, por vetëm Shqipëri vogëlushe injorante që s’njeh historinë – AlpeGossip
TËRBOHEN ME DUA LIPËN/ Ceca dhe këngëtarët serbë: S’ka Kosovë, por vetëm Shqipëri vogëlushe injorante që s’njeh historinë

TËRBOHEN ME DUA LIPËN/ Ceca dhe këngëtarët serbë: S’ka Kosovë, por vetëm Shqipëri vogëlushe injorante që s’njeh historinë

Postimi i Dua Lipës me flamurin autokton ka tërbuar serbët.

Komentet kundrejt këngëtares me famë botërore kanë qenë të ashpra, ndërsa kjo e fundit shpjegoi mbrëmjen e djeshme se nuk kishte si qëllim nxitjen e urrejtjes.

“Thjesht dua të shpalos krenarinë për tokën time”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Por, një qendrim kundër këngëtares me famë botërore ka mbajtur edhe Ceca.

Këngëtarja serbe ka përdorur terma ofenduese kundrejt Duas, duke e quajtur ‘fëmijë’ dhe ‘injorante’.

“Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, deklaroi Ceca për “Alo”.

Një reagim i ashpër për të njejtën media ka ardhur edhe nga këngëtari serb Aca Lucas.

“Nuk ka as Kosovë në atë hartë që ajo e publikoi, vetëm Shqipëri. Është detyrë e imja të reagoj ndaj këtij rasti dhe kushdo të heshtë, le të heshtë!

Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është e drejtë”, deklaroi Lucas për “Alo!”.

Me sa duket, këngëtarët serbë kanë menduar të bëhen të famshëm nëpër botë, duke replikuar pikërisht me Dua Lipën, me shpresë se kështu do të tërheqin vëmendjen e mediave botërore.