Zbulohet arsyeja përse Justin Bieber është parë duke qarë gjithandej së fundmi (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet arsyeja përse Justin Bieber është parë duke qarë gjithandej së fundmi (FOTO)

Zbulohet arsyeja përse Justin Bieber është parë duke qarë gjithandej së fundmi (FOTO)

Justin Bieber kohët e fundit ka shqetësuar fansat e tij duke u shfaqur rrugëve i përlotur dhe në gjendje aspak të mirë. Herën e fundit ai u pa duke qarë krah bashkëshortes së tij teksa frekuentonin një lokal në Florida.

Por çfarë po ndodh me Bieber, i cili së fundmi u martua dhe duket se gjithçka e ka perfekte në jetën e tij? Kjo është akoma e paqartë, por mesa duket ai mendon se diçka i mungon.

“Justin ka ditët e tij të mira dhe të këqija si të gjithë të tjerët. Ai e di se ai është i bekuar, por ka ditë kur ndihet i zbrazët dhe i hutuar”- tha një burim pranë “People”.

“Ai mendon se i mungon diçka nga jeta e tij që nuk mund të blihet. Është një ndjenjë e humbur lumturie. Ai është shumë mirënjohës për jetën e tij të mahnitshme dhe sidomos për Hailey-n. Për të është e vështirë t’i gëzohet gjithçkaje dhe të ndihet i lumtur, ai ka qenë në trajtim për këtë”- shtoi më tej burimi.